Ministri Hasani pritet në takim nga Presidentja Vjosa Osmani

9 months ago 9
13:09 16/01/2024

Ministri i Jashtëm Igli Hasani u takua me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Prishtinë, në kuadër të turit ballkanik 3-ditor.

Hasani u prit nga Presidentja Osmani pas takimit që pati me homologen Donika Gërvalla.

“Mirënjohje për mikpritjen e Presidentes së Republikës së Kosovës Vjosa Osmani. Diskutuam thellimin e bashkëpunimit tonë dypalësh dhe situatën aktuale në rajon. E sigurova Presidenten Osmani se Shqipëria është do të vazhdojë të jetë përherë mbështetësja më me zë e Kosovës në të gjitha forumet dhe organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar ministri i Jashtëm Igli Hasani në një postim në rrjetet sociale. /tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article