Ministri Hasani takim me ambasadoren e Izraelit, Peleng: I shpreha mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë

1 year ago 24
17:16 09/10/2023

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i ka shprehur personalisht Ambasadores së Izraelit në Shqipëri, Galit Peng, mbështetjen dhe solidaritetin e Shqipërisë për Izraelin.

Në një postim në rrjetin social “X”, ministri Hasani, shkruan se Shqipëria dënon fuqimisht sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, të cilat shënjestrojnë civilët e pafajshëm.

“Sot, i shpreha personalisht Ambasadores së Izraelit në Shqipëri, znj. Galit Peleg, mbështetjen dhe solidaritetin e palëkundur të Shqipërisë për Izraelin gjatë këtyre momenteve të tmerrshme. Ne dënojmë fuqimisht sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, të cilat shënjestrojnë civilët e pafajshëm”, shkruan ministri Hasani./tvklan.al

— Igli Hasani (@IgliHasani) October 9, 2023





Të ngjashme

Read Entire Article