Ministri Hasani takim me drejtorin e OSBE/ODIHR: Shqipëria mbështet rinovimin e mandatit të tij

10 months ago 9
13:53 01/12/2023

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka zhvilluar një takim me drejtorin e OSBE/ODIHR, Matteo Mecacci në ditën e dytë të Samitit të Këshillit Ministror të OSBE-së që po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, ministri Hasani thekson se Shqipëria vlerëson punën e Mecaccit dhe të ODIHR, si dhe mbështet plotësisht rinovimin e mandatit të tij.

“Kënaqësi e veçantë takimi me Drejtorin e OSBE/ODIHR, Matteo Mecacci, në margjinat e Këshillit Ministror të 30-të të OSBE-së në Shkup. Shqipëria vlerëson punën e Matteo Mecacci dhe të ODIHR-it dhe mbështet plotësisht rinovimin e mandatit të tij. Përpjekjet e ODIHR-it janë thelbësore për promovimin e demokracisë, sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut, tolerancës dhe mosdiskriminimit”, shkruan ministri Hasani./tvklan.al

Pleased to meet with @osce_odihr Director @MatteoMecacci on the margins of 30th @OSCE Ministerial Council in Skopje ????????.

I emphasized Albania’s and my personal appreciation of his and ODIHR’s work & full support for the renewal of his mandate.

ODIHR’s efforts are crucial for… pic.twitter.com/7NFspI2B74

— Igli Hasani (@IgliHasani) December 1, 2023

Të ngjashme

Read Entire Article