Ministri i Financave raporton në Konferencën e Kryetarëve, deputetë të opozitës nuk lejohen në mbledhje

11 months ago 22
13:19 01/11/2023

Deputetë të caktuar të opozitës nuk janë lejuar që të marrin pjesë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve në Kryesinë e Kuvendit ku raporton ministri i Financave Ervin Mete.

Punonjës të Gardës kanë formuar një kordon tek shkallët duke mos lejuar opozitën që të hyjë në sallën e mbledhjes.

Brenda Konferencës së Kryetarëve, nga deputetë të opozitës janë lejuar vetëm Agron Gjekmarkaj, Zhani Gjergji dhe Dashamir Shehi.

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ishte parashikuar të zhvillohej paradite në orën 10:00, por nuk u lejua nga deputetë të opozitës, të cilët penguan mbledhjen.

Konferenca e Kryetarëve u shty për në orën 13:00, kur dhe nisi pa prezencën e deputetëve të opozitës, të cilët janë penguar të marrin pjesë. Shumica e opozitës qëndron në shkallët e Kryesisë së Kuvendit.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Sekretariati për Procedurën, Votimin dhe Etikën ka vendosur të përjashtojë për 10 ditë nga punimet e Parlamentit deputetët demokratë Gazmend Bardhi, Bledjon Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, për shkak se penguan zhvillimin normal të seancës plenare të ditës së hënë.

/tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article