Ministri i Jashtëm anglez mbërrin në Kosovë, zbardhet agjenda e David Cameron në Prishtinë

8 months ago 39
Reklamë

Ministri i Jashtëm i Britanisë, David Cameron, ka mbërritur në Kosovë ku është pritur nga homologia e tij, Donika Gërvalla.

Vizita e Cameron do të jetë njëditore, ku përveç me Gërvallen, ai do të takohet edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

“Kryediplomati David Cameron është pritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, nga zv. Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, me të cilën do të zhvillojë takim ditën e nesërme duke filluar nga ora 08:30 në zyrat e MPJD-së”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Cameron ka qenë kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar gjatë viteve 2010-2016, ndërsa aktualisht ushtron detyrën e ministrit të Jashtëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article