Ministri i Jashtëm polak: Duhet t’i përgjigjemi Putinit në një gjuhë që ai e kupton, t’i japim Kievit raketa me rreze të gjatë veprimi

10 months ago 26

Ministri polak i Punëve të Jashtme, Radoslaw Sikorski, në reagimin ndaj sulmit raketor rus në Ukrainë, tha se Vladimir Putinit duhet t’i përgjigjen në një gjuhë që ai e kupton, me armatim shtesë për Ukrainën.

“Ne duhet t’i përgjigjemi sulmit të fundit ndaj Ukrainës në një gjuhë që Putini e kupton: shtrëngimi i sanksioneve në mënyrë që ai të mos mund të ndërtojë armë të reja me komponentë kontrabandë, dhe t’i japim Kievit raketa me rreze të gjatë veprimi që do t’i lejojnë të nxjerrë nga puna vendet për lansim raketash dhe qendrat komanduese”, shkroi Sikorski në platformën X, transmeton Telegrafi.

Në mëngjesin e 2 janarit, Rusia nisi një sulm me raketa në shkallë të gjerë në Ukrainë. Mbetjet e raketave ranë në zonat Pechersky, Obolonsky, Holosiyevsky dhe Svyatoshinsky të qytetit të Kievit. U godit edhe Kharkivi.

We should respond to the latest onslaught on Ukraine in language that Putin understands: by tightening sanctions so that he cannot make new weapons with smuggled components and by giving Kyiv long range missiles that will enable it to take out launch sites and command centers.

— Radosław Sikorski 🇵🇱🇪🇺 (@sikorskiradek) January 3, 2024

Valery Zaluzhnyi, komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, raportoi se rusët hodhën 99 raketa të llojeve të ndryshme, nga të cilat 72 u shkatërruan.

Ndërkaq këto sulme të intensifikuara ruse, kanë bërë që mijëra shtëpi të mbesin pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm, për faktin se është goditur infrastruktura civile. /Telegrafi/

Read Entire Article