Ministri i Jashtëm turk viziton Xhaminë e Namasgjasë  

8 months ago 61
21:27 28/01/2024

Hakan Fidan nis nga Shqipëria turneun e tij në rajon, viziton gjithashtu Bullgarinë dhe Rumaninë

Ministri i Jashtëm i Turqisë ka nisur vizitën në Tiranë nga Xhamia e Namasgjasë, e cila edhe pse e përfunduar, nuk është inauguruar. Burime diplomatike bënë të ditur se ministri Fidan ka ardhur në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare. Pas vizitës në xhami ai u takua me biznesmenë turq.

Axhenda zyrtare fillon të hënën me takimin me ministrin e Jashtëm shqiptar, Igli Hasani. Të dy ministrat pas takimit do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për median.

Më pas mësohet se ministri i Jashtëm turk do të takohet me Kryeministrin Edi Rama.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article