Ministri i Financave në Zimbabve u shpall si ‘Ministri Afrikan i Financave më i Mirë i Vitit’. Megjithatë ky çmim për Mthuli Ncube nuk është pritur mirë nga qytetarët në Zimbabve duke qenë se vendi është përfshirë nga kriza ekonomike.
Pas këtij lajmi, një përdorues i platformës “X” tha se ky çmim ishte i ngjashëm me “duartrokitjen e një kapiteni për drejtimin e një anijeje drejt e në një ajsberg”.
Një tjetër e konsideroi si “talljen më të madhe të dekadës”.
BBC ka shpërndarë disa statistika në lidhje me Zimbabve. Papunësia atje ka arritur një shkallë të lartë prej 84%.
80% e transaksioneve kryhen në Dollarë amerikanë për shkak të mungesës së besimit në monedhën vendase.
Megjithatë çmimi iu dorëzua Ncube-s të dielën. Ai u vendos si ministër Financash nga Presidenti Emmerson Mnangagwa në vitin 2018.
Megjithatë, duke folur sërish për këtë çmim, aktiviti Hopewell Chin’ono tha se ishte një fyerje për të gjithë qytetarët.
Sipas tij, buxheti që Ncube ka vendosur së fundi është cilësuar si buxheti kombëtar më kundër popullit që ka pasur ndonjëherë Zimbabve.
Aty përfshihen një rritje e taksave dhe e tarifave të pasaportës në 200 Dollarë, nga 120 Dollarë që ka qenë, duke e bërë atë më të shtrenjtën në rajon.
Ekonomia në Zimbabve ka vuajtur prej vitesh. Dollari i Zimbabve u tërhoq nga qarkullimi në vitin 2009 pasi inflacioni arriti në 231 milionë për qind, që solli ndryshime të çmimeve çdo orë./tvklan.al
Të ngjashme