Ministri i Ukrainës: Atletët ukrainas duhet të jenë në Lojërat Olimpike, edhe nëse rusët janë atje

1 year ago 24
Reklamë

Ministri i Ukrainës i Sportit, Vadym Guttsait, deklaroi se atletët ukrainas do të garojnë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 edhe nëse rusët janë atje.

Ai kërcënoi në fillim të këtij viti se do të bojkotonte Lojërat nëse atletët rusë dhe bjellorusë do të lejoheshin të garonin si neutralë. Por sipas Sky News në një intervistë për mediat japoneze, ai raportoi të kundërtën.

“Atletët tanë duhet të jenë në Lojërat Olimpike. Flamuri ynë do të jetë në ceremoninë e hapjes, në garat, atletët tanë do të përfaqësojnë shtetin tonë në mënyrë që të gjithë në botë të shohin se Ukraina është, ishte dhe do të jetë”, tha ministri.

Ndër të tjera ai shtoi se atletët e Ukrainës po përpiqeshin të përgatiteshin psikologjikisht, pasi një pjesë e tyre kanë humbur të afërmit në luftë.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka nxjerrë udhëzim që garuesit nga Rusia dhe Bjellorusia duhet të kategorizohen si AIN, bazuar në frëngjisht për “Atlet Individual Neutral”.

Muajin e kaluar, ajo përjashtoi Rusinë dhe Bjellorusinë nga ftesat e saj dërguar 203 Komiteteve Olimpik Kombëtare.

Top Channel

Read Entire Article