Ministri Igli Hasani nis nga Kosova turin rajonal 3-ditor, zbardhet axhenda

9 months ago 11
08:40 16/01/2024

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, do të nisë nga Kosova turin e tij rajonal 3-ditor: Kosovë-Maqedoni e Veriut-Mal i Zi.

Në Kosovë, ministri Hasani do të pritet nga homologia e tij nga Kosova, Donika Gërvalla me të cilën do të zhvillojë dhe një konferencë për shtyp, për të vijuar takimet me Presidenten Vjosa Osmani, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, zv.Kryeministrin Besnik Bislimi dhe përfaqësues të partive politike.

Turi i takimeve në kuadër të vizitës zyrtare të ministrit Igli Hasani do të përmbyllet në orën 18:20, ndërsa referuar axhendës, vihet re se nuk është parashikuar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti pasi ky i fundit merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.


Axhenda e ministrit Igli Hasani në Kosovë:

09:00 Takim me Zëvendës Kryeministren dhe Ministres e Punët të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla

10:00-Konferencë për shtyp e ministrave Hasani dhe Gërvalla

10:25 – Takim me Presidenten e Republikës së Kosovës Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu

11:15- Takim me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Sh.T. Glauk Konjufca

14:15- Takim me Zëvendës Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Besnik Bislimi

15:00 – Takim me Kryetarin PDK, z.Memli Krasniqi

16:00- Takim me Kryetarin e LDK, z.Lumnir Abdixhiku

16:45- Vizitë në KFOR, takim me komandantin e KFOR

17:30- Takim me Kryetarin e AAK, z.Ramush Haradinaj

18:20- Takim me Kryetarin e lëvizjes Nisma, z.Fatmir Limaj


/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article