Ministri Manja: Drejtësia të bëjë drejtësi për “21 Janarin”

9 months ago 7
10:07 19/01/2024

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, është shprehur se kërkon që të zbardhet e vërteta për ngjarjen e 21 Janarit në të gjithë dimensionin e saj. Në një prononcim për mediat, ministri Manja ka ripërsëritur thirrjen “drejtësia të bëjë drejtësi për 21 Janarin”.  

Pyetje: Për disa ditë do të gjykohet në Gjykatën Ndërkombëtare çështja e 21 Janarit. Çfarë prisni që të nxjerrë kjo çështje dhe a mendoni se më në fund do të vihet drejtësia pas më shumë se 10 vitesh?

Ulsi Manja: Unë kam një qëndrim konstant timin për 21 Janarin që në vitin 2011 dhe deri më sot. Unë kam kërkuar drejtësi për 21 Janarin. Drejtësia të bëjë drejtësi për 21 Janarin. Këtë kemi pritur, kërkuar dhe presim nga drejtësia: Të zvardhet e vërteta për 21 Janarin në të gjithë dimensionin e saj si ngjarje. Tashmë ka edhe një këndvështrim tjetër për 21 Janarin. Ndjehemi pak të lehtësuar dhe të qetësuar, ëhstë vendimi i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Është një lehtësim për ne ky vendim, tashmë i takon drejtësisë të bëjë drejtësi.

Gjatë prononcimit për mediat, ministri Manja u pyet po ashtu edhe për gjykatat e arbitrazhit.

Pyetje: Po për çështje të arbitrazhit që po shqyrtohen jashtë Shqipërisë, si do të precedohet: Do të kalojnë këtu në Shqipëri, apo do të vazhdojnë të shqyrtohen jashtë vendit?  

Ulsi Manja: Çështja e zgjedhjes së arbitrave dhe dhomave të arbitrazhit është zgjedhje e palëve që vendosin vetë se ku do t’i zgjidhin mosmarrëveshjet. Nuk është një çështje e prerë me thikë. Kjo është çështje e vullnetit të palëve.

Pyetje: A ka një bilanc se sa janë humbjet e Shqipërisë në gjykatat e arbitrazhit, kryesisht ato ndërkombëtare?

Ulsi Manja: Ka një faturë financiare, të përllogaritje të gjyqeve që humbëm, por edhe atyre që fitohen. Nëse kërkohet ky informacion, Avokatura e Shtetit ka informacionin e plotë lidhur me këtë pyetje.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article