Ministria e Shëndetësisë në Gaza: 18,000 palestinezë të vrarë që nga fillimi i luftës

10 months ago 22

Ministria e shëndetësisë e Gazës e udhëhequr nga Hamasi ka njoftuar se rreth 18,000 palestinezë janë vrarë që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor.

Ministria e Shëndetësisë regjistroi 297 vdekje të tjera dhe më shumë se 550 lëndime gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria shtoi gjithashtu se gjithsej 49,500 njerëz janë plagosur që nga fillimi i konfliktit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Shifrat nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur dhe zyrtarët izraelitë thonë vazhdimisht se ata besojnë se numri është dukshëm më i ulët, duke akuzuar Hamasin për rritje të numrave.

Ndërkohë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ka thënë se lufta në Gaza midis Izraelit dhe Hamasit po ka një ndikim “katastrofik” në shëndet.

“Ndikimi i konfliktit në shëndet është katastrofik” dhe punonjësit e shëndetësisë “po bëjnë më të mirën në kushte të paimagjinueshme”, tha ai, në hapjen e një takimi të posaçëm të OBSH-së për kushtet sanitare në territoret palestineze. /Telegrafi/

Read Entire Article