Ministria e Shëndetësisë në Kosovë “mbulohet” me letra tualeti, aktivistët protestojnë për spitalet

1 year ago 25
Reklamë

Aktivistë të Partia Socialdemokrate (PSD), gjatë një aksioni para Ministrisë së Shëndetësisë, kanë hedhur në drejtim të objektit letra tualeti.

Ata kanë vendosur edhe fotografi me gjendjen në të cilën janë spitalet në Kosovë.

PSD ka ftuar ministrinë e Shëndetësisë, Arbern Vitia që të dalë nga zyra e tij dhe të shohë gjendjen e spitaleve.

Aktivistja e PSD-së, Donjeta Demolli tha se qytetarët shkojnë në spitale me u shëruar por kjo gjendje banale vetëm se i infekton ata.

Ajo tha se ministri Vitia nuk po punon për të përmirësuar gjendjen në shëndetësi por po kontribuon në spitalet private, ku ka punuar edhe vet.

Demolli shtoi se Kosova nuk ka nevojë për ministër pedant që kujdeset për veten e vet, por për mirëmbajtje të spitaleve.

Top Channel

Read Entire Article