Ministrja Manastirliu: Miratuam hapjen e degës së Kolegjit të Europës, financojmë 5 bursa për studentët shqiptarë

9 months ago 19
12:38 17/01/2024

Qeveria Shqiptare ka miratuar marrëveshjen që lejon hapjen e degës në Tiranë të Kolegjit të Europës.

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, pas mbledhjes së ministrave, tha se qeveria shqiptare do të financojë deri në 5 bursa për studentët shqiptarë

“Kemi miratuar marrëveshjen që hap degën e Kolegjit të Evropës në Tiranë. Kampusi shënon një partneritet strategjik të Shqipërisë dhe institucioneve evropiane por nga ana tjetër i hap mundësinë studentëve të Shqipërisë dhe të rinjve të Ballkanit Perëndimor dhe me gjerë për të studiuar në Tiranë.

Dega e Kolegjit të Europës në Tiranë do të hapë ciklin 2024-2025 në këtë vit akademik. Qeveria shqiptare është e angazhuar nëpërmjet kësaj marrëveshje të iniciojë të gjitha ato aspekte që kanë të bëjnë me ndërtimin e kampusit të Europës dhe do financojë deri në 5 bursa për studentët shqiptarë.  Aplkimet për sa i përket ciklit të studimeve 2024-2025 janë realizuar”, u shpreh ministrja Manastirliu.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article