Minxhozi: Presidenti i ka pritur këta zotërinjtë që kërkojnë dialog dhe nuk janë paraqitur. Janë nisur të…!

8 months ago 25
Reklamë

Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në “Real Story”, u shpreh se me dekretimin e ndryshimeve për Komisionet Hetimore, presidenti Bajram Begaj na tregoi se kur gjërat janë kushtetuese, nuk ka nevojë domosdoshmërisht të këtë dialogun në thelb.

Ai tha se pjesët e PD kanë atakuar çdo strukturë të shtetit shqiptar dhe për Minxhozin ata janë nisur drejt “rrugës së askundit”.

“Nuk ka mbetur asnjë kat i kësaj ngrehinë, që quhet shtet, pa u atakuar nga ky grup të cilin mund ta quash realisht radikalist politik, që është jashtë çdo logjike, jashtë çdo standardi, jashtë çdo lloj kriteri etik dhe jashtë çdo lloj mundësie për të realizuar një ide fare të thjeshtë, që janë nisur të shkojnë drejt askundit. Avokat Ngjela e thotë këtë me një shprehje: hallakatje nëpër kallamishte.

Presidenti i Republikës tregoi mes tjerash, indirekt, se në këtë shtet janë shteruar të gjitha mundësitë e dialogut, nga ata që e kërkojnë dialogun dhe po e kërkojnë negocimin. Një ligj i miratuar në rrugë kushtetuese jo domosdoshmërisht duhet të ketë kaluar dhe me dialog. Begajt këtë na tregoi sot. Presidenti i ka pritur këta zotërinjtë, që kërkojnë dialog dhe nuk janë paraqitur. Mediat thonë është paraqitur vetëm Jorida Tabaku, nuk e di nëse kjo është e plotë apo e pjesshme”, tha Minxhozi.

Read Entire Article