Mira Murati në listën e the ‘Time, shqiptarja mes njerëzve që po bëjnë revolucion në botë

1 week ago 24
Reklamë

SHBA

Çdo vit revista prestigjioze amerikane publikon listën me 100 personat më me ndikim.

Këtë vit ‘Time’ ka renditur emrin e shqiptares Mira Murati në mesin e 100 personave më me ndikim në teknologjinë që po bën revolucion në botë – inteligjencën artificiale.

‘TIME 100 AI’ nderon figurat që po bëjnë hapat gjigantë të transformimit teknologjik. Mes tyre është shefi i Google, Sundar Pichai, ndërsa Mira Murati është në listën e inovatorëve.

Shefja e teknologjisë në gjigantin OpenAI, sipas shkrimit të “Time”, ka qenë një prej figurave udhëheqëse në rritjen meteorike të kompanisë. Ajo ka qenë një prej personave kyç në zhvillimin e modeleve ChatGPT dhe DALL-E të cilat bënë që bota të mësojë se çka është inteligjenca artificiale.

Murati është vlerësuar si udhëheqëse në kompani edhe për versionin e ri të robotit me të cilin po komunikojnë njerëzit, GPT-40, falë edhe interaksioneve me zë në kohë reale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article