Miratohet sot nen për nen buxheti, opozita paralajmëron sërish rrëmujë, çfarë pritet të ndodhë në Kuvend. Berisha, Bardhi dhe 4 të tjerë të përjashtuar

10 months ago 20

Ashtu siç ishte paralajmëruar, ditën e sotme Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare. Teksa sot pritet të miratohet nen për nen dhe në tërësi i buxhetit 2024, nga ana tjetër opozita ka paralajmëruar se do të vijojë me zbatimin e aksionit të saj në Kuvend, me qëllim prishjen e seancës.

Nuk dihet nëse ish-kryeministri Sali Berisha, Gazment Bardhi, dhe 4 të tjerë do të jenë të pranishëm, pasi u përjashtuan dje për 10 ditë nga Kuvendi, nga Sekretariati i Etikës.

Kujtojmë se përveç Berishës dhe Bardhit u përjashtua Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti. Këta të fundit parashikohet që mos të lejohen të futen në sallë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article