“Mirë tri kushtet e Kurtit, por a i patë ato të Vuçiqit?”, avokati shqiptar paralajmëron shkatërrimin përfundimtar të Beogradit

2 months ago 9
Reklamë

Ndonëse Bashkimi Evropian kishte paralajmëruar takimin trepalësh mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq me 6 qershor në Bruksel, një gjë e tillë nuk ndodhi. Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell, ka thënë se takimi nuk u zhvillua, për shkak të tri kushteve të vendosura nga kryeministri Kurti.

Kurti për takim me Vuçiqin, vendosi si parakusht formalizimin e marrëveshjeve bazike, që duhet të nënshkruhet nga shefat përkatës të qeverive; tërheqjen e letrës së rezervimit e deportuar nga ish-kryeministrja e Serbisë, e datës 13 dhjetor dhe dorëzimin e Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar terrorist te organet gjyqësore të Kosovës.

Lidhur me këtë dështim të takimit, sot ka folur për gazetën “Bota sot” avokati shqiptar Spartak Ngjela.

Ai ka thënë se Kurti bëri mirë me kushtet e tij, mirëpo kushtet e Vuçiqit ai i quajti “turp”.

Avokati ka akuzuar serbët se jetojnë ende me gënjeshtrën shekullore që Kosova “është zemra e kombit” të tyre.

“Pyetja është kjo? Mirë tri kushtet e Albin Kurtit, por a i patë kushtet e Vuçiqit? Turp historik! Po ku kanë pasur ndonjëherë turp serbët për tërë atë mizori shekullore që kanë bërë kundër shqiptarëve! Asnjëherë. Por ama, dhe tani janë të mundur keqas. Kosova e pavarur i ka bërë të mallkojnë jetën e tyre. Kjo sepse ata e dinë që nuk janë as komb e as shtet një etnik, ata kanë qenë pushtues, dhe ende serbët, që në thelb janë injorantë me psikikën të errët, e besojnë që ta marrin Kosovën si "zemrën" e kombit të tyre se jetojnë ende me gënjeshtrën që u vjen nga shekujt”, është shprehur Ngjela për “Bota sot”.

Sipas avokatit, Serbia edhe pse armatoset nga Kina, po shkon drejt shkatërrimit përfundimtar.

“Prandaj, nuk e kuptojnë dot me arsye që janë të mundur në luftë. Dhe po armatosen nga Kina. Por në kermjanë, dhe drejt shkatërrimit përfundimtar. Prandaj, gënjejnë dhe lobojnë me histeri nacionaliste popullin e tyre, e gënjejnë gjithë ditën, armatosen, por gjithmonë u del në sfond Banjska. Dhe u hipën vrulli i histerisë kolektive që ata e quajnë patriotizëm. Kurse shqiptarët tallen me të. Kosova ka mbrojtje solide amerikane, kurse serbët me spiunët e tyre. Flasin përralla hajdutësh... Kjo është gjendja”, ka theksuar Spartak Ngjela.

Ai ka vlerësuar se “shqiptaria është në progresin e saj të madh historik”.

Kryeministri Kurti, pas takimeve që ka zhvilluar në Bruksel në një deklaratë për mediat tha se takimi trepalësh nuk është realizuar, pasi qeveria e Kosovës ka kërkuar zbatimin e Marrëveshjes Bazike, për të cilën është rënë dakord më 27 shkurt të vitit të kaluar dhe është pasuar më tej nga aneksi i zbatimit, që është pjesë integrale nga 18 marsi i vitit 2023.

Vuçiq, u tha medieve serbe në Bruksel se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “nuk ka dashur të më shohë”. Ai theksoi se gjatë bisedave dypalëshe me ndërmjetësuesit ka theksuar përkushtimin e plotë të Beogradit për vazhdimin e bisedimeve. Sipas presidentit serb, kryeministri Kurti dëshiron që Serbia ta njohë Kosovën dhe "tani kanë dalë me disa kërkesa të tjera, por në thelb është një njohje de jure”.

Read Entire Article