Mirel Josa merr drejtimin e Besës, afron Mentor Mazrekajn

3 months ago 4
Reklamë

Besa e Kavajës ka ndërmarrë hapa konkretë, duke emëruar trajner Mirel Josën, ndërsa atij i është bashkuar edhe futbollist i njohur prishtinas, Mentor Mazrekaj.

Josa më parë kishte drejtuar Prishtinën në Kosovë, ku për dy sezone arriti vendin e dytë.

Për tu ngjitur në elitën e futbollit shqiptar, Besa po ndërton një skuadër ambicioze duke prezantuar Mentor Mazrekajn dhe Jurgen Goxhajn, që pritet të pasohen nga afrime të tjera të rëndësishme.

“Dua një skuadër me lojtarë dhe staf të sinqertë. Të angazhuar e të motivuar maksimalisht për objektivat që janë shtruar para nesh. Bashkë, për një qellim, do të jemi më të fortë që Besa, një emër i madh i futbollit shqiptar të ngjitet në vendin që i takon”, ka thënë Josa në prezantim.

Me 25 tetor 2025 do të festohet 100-vjetori i krijimit të Besës dhe kjo ngjarje e kërkon detyrimisht që Besa të jetë në elitën e futbollit shqiptar. /Telegrafi/ 

Read Entire Article