“Mishtoret mashtrojnë kështu”, kasapi argjentinasi tregon se si manipulohet në peshore

3 months ago 13
Reklamë

Ndikuesi argjentinas, Marito Laurens, i njohur për këshillat e tij për blerjen e mishit, vendosi të paralajmërojë njerëzit për një truk të poshtër të përdorur nga disa kasap.

Ky mashtrim, pohon ai, realizohet në pak sekonda dhe klientëve u “merr” më shumë para nga xhepat.

Marito, me profesion kasap, shpjegon se është “e lehtë të mashtrosh” klientët sepse zakonisht shikojnë telefonat e tyre ose merren me gjëra të tjera, në vend që t’i kushtojnë rëndësi peshores.

“Teknika është e thjeshtë dhe efektive”, tha ai.

Ndërsa kasapi informon klientin për vlerën e mishit, ai në mënyrë diskrete tërheq çantën në një cep, duke rritur kështu peshën totale, transmeton Lakalle Blue Radio.

“Këtë lloj mashtrimi mund ta shmangni lehtësisht nëse shikoni se çfarë po bën kasapi, në vend që të shikoni në telefon”, theksoi i riu.

Videoja ka shkaktuar zemërimin e përdoruesve të rrjeteve sociale dhe shumë kanë theksuar se këtë përvojë (të pakëndshme) e kanë përjetuar edhe më parë. /Telegrafi/

Read Entire Article