Misioni i Starlink po realizohet, satelitët që do të lansohen në hapësirë do të ofrojnë internet për shërbimet celulare

10 months ago 36

Kompania me mision hapësinor e Elon Musk, SpaceX planifikon të lëshojë një grup tjetër të satelitëve të saj të Starlink (shërbimi i internetit satelitor), dhe lansimi pritet në orët e para të së shtunës.

Dërgimi i 21 satelitëve do të bëhet përmes raketës me dy faza Falcon 9, megjithatë ky mision do të jetë më unik, transmeton Telegrafi.

Kjo pasi gjashtë prej satelitëve të Starlink do të ofrojnë komunikim direkt dhe qasje mes pajisjeve celulare.

SpaceX deklaron se funksioni i ri do t’u mundësojë operatorëve të rrjetit celular në mbarë botën të ofrojnë akses global të pandërprerë në shërbimet thelbësore të komunikimit.

Kjo përfshin dërgimin e mesazheve, telefonatat dhe shfletimin. Në thelb, kjo do të thotë se njerëzit me pajisje të rregullta celulare (telefona të mençur) do të mund të lidhen drejtpërdrejt me rrjetin satelitor Starlink, duke zgjeruar mbulimin e shërbimeve celulare.

“Satelitët do t’u mundësojnë operatorëve të rrjeteve celulare në mbarë botën të ofrojnë akses global të pandërprerë në mesazhe, telefonata dhe shfletim kudo që të jeni në tokë, liqene ose ujëra bregdetare”, njoftoi SpaceX.

Read Entire Article