Misioni PREFIRE i NASA-s është gati për të zbuluar misteret e poleve të Tokës

4 months ago 7
Reklamë

NASA po përgatitet të nisë misionin e saj më të fundit klimatik, PREFIRE, i cili synon të mbledhë të dhëna të reja se si nxehtësia humbet në hapësirë nga polet e Tokës.

PREFIRE përbëhet nga satelitë në formë kubi të njohur si kubesa, të cilët do të lëshohen veçmas në orbitën afër poleve.

Bëhet e ditur se i pari, “Ready Aim PREFIRE”, do të niset më 22 maj me një raketë Electron Lab nga Pad B, në Mahia të Zelandës së Re.

Ndërsa, kubesati i dytë “PREFIRE AND ICE” do të niset disa ditë më vonë.

Siç raportohet, ata janë ndërtuar për të matur rrezatimin infra të kuq të largët, që e përbën rreth 60 për qind të nxehtësisë totale të humbur në pole.

“Ne kurrë nuk e kemi matur atë më parë”, tha hetuesi i PREFIRE në Universitetin e Wisconsin-Madison, Tristan L’Ecuyer, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Sipas L’Ecuyer, misioni do t’i ndihmojë shkencëtarët të studiojnë se si veti të ndryshme në pole si lagështia, kontribuojnë në shpërndarjen e nxehtësisë në hapësirë.

“Në fund të fundit, PREFIRE do të kombinohet me modelet tona klimatike dhe shpresojmë se do të jemi në gjendje të përmirësojmë aftësinë tonë për të simuluar se si mund të duket rritja e nivelit të detit në të ardhmen”, shtoi L’Ecuyer duke shprehur shqetësimin për ngrohjen e Arktikut.

Ndryshe, kubesat përmbajnë spektrometra termikë. Megjithëse të vogla, dizajni i tyre me kosto efektive dhe qëllimi i veçantë përshtatet mirë me planet në rritje të NASA-s për misione kërkimore klimatike, siç është sateliti SWOT për studimin e nivelit të ujit në të gjithë planetin.

“NASA ka nevojë për misione të mëdha dhe për këto misione të vogla”, tha Karen St. Germain, udhëheqëse e Divizionit të Shkencës së Tokës në NASA.

“Ne do të përdorim dy kubesa për të bërë matje gjatë disa orëve dhe do ta bëjmë dallimin midis tyre”, shpjegoi L’Ecuyer.

Ashtu si të gjitha kërkimet tjera klimatike të NASA-s, edhe të dhënat e PREFIRE do të jenë të disponueshme për publikun. /Telegrafi/

Read Entire Article