‘Mister’, paqartësi e mungesë e informacioni - kur pritet të ndodhë kthimi i trupit të Faton Hajrizit nga Serbia në Kosovë?

1 month ago 15
Reklamë

Kanë kaluar disa ditë që kur mediat serbe dhe qeveria e Beogradit njoftuan se i arratisuri nga burgu i Smrekonicës, Faton Hajrizi është vrarë në afërsi të Loznicës.

Megjithatë, ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga autoritetet serbe në lidhje me kohën dhe mënyrën se si do të mund të sillet në Kosovë trupi i pajetë i Faton Hajrizit, i cili u vra nga autoritetet serbe më 19 korrik.

Hajrizi, që ishte arratisur nga një burg në Kosovë më 6 korrik, u bë i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.

Kërkimi disa orësh i policisë së Serbisë për Faton Hajrizit rezultoi në kapjen dhe vrasjen e tij.

Më 22 korrik, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës bëri të ditur se kanë konfirmuar identitetin e Hajrizit nga shenjat e gishtërinjve të dërguara nga autoritetet serbe përmes Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor (ILECU) në kuadër të Misionit të BE-së për sundim të ligjit në Kosovë.

Sipas mandatit aktual, EULEX-i i mbështet Policinë e Kosovës në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar, përfshirë me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.

Duke parë se ende nuk ka qartësi mbi kthimin e trupi të pajetë të Fatonit, familja Hajrizi u detyrua ta autorizoj avokatin Arianit Koci, për t’u angazhuar në procedurat e tërheqjes së trupit nga Serbia.

E në lidhje mbi paqartësin e kthimit të trupit të të ndjerit Faton Hajrizi, folën për “Bota sot” avokatë e njohës të çështjes juridike.

Derisa, gazeta kontaktoi edhe zyrën për informim të MPB-së, por të njëjtit nuk u përgjigjën.

Bajraktari: Sa i përket institucioneve tona, kapaciteti dhe mundësia e tyre përkundrejt shtetit serb është tejet e kufizuar

Si fillim, avokati Ardian Bajraktari tha se dorëzimi i kufomës për familjen është çështje sa legjitime, aq edhe humane.

Image

Ardian Bajraktari

Madje, ai në një prononcim për “Bota sot” u shpreh se kjo procedurë mund të marrë kohë, bazuar në rrethanat e krijuara.

Procesi i kthimit dhe dorëzimit të kufomës së të ndjerit Hajrizi për familjen është një çështje legjitime dhe humane.

Siç dihet, shteti serb nuk ka gatishmëri e as vullnet për bashkëpunim, andaj për shkak të këtyre rrethanave, forma e komunikimit realizohet me ndërmjetësimin e mekanizmave ndërkombëtar prezent në Kosovë, qoftë EULEX-it apo UNMIK-ut, dhe rrjedhimisht një proces i tillë mund të marrë kohë”, deklaroi ai.

Krahas kësaj, ai vlerësoi se kapaciteti i institucioneve tonë karsi shteti serb është e kufizuar.

Derisa, avokati tha se pas kthimit të trupit të pajetë, duhet të bëhen ekspertiza dhe ekzaminime të domosdoshme.

Ndërsa, sa i përket institucioneve tona, kapaciteti dhe mundësia e tyre përkundrejt shtetit serb është tejet e kufizuar, megjithatë kërkesat duhet bërë përmes mekanizmave të cekur më lartë.

Pas sjelljes së trupit të pajetë, dhe për shuarjen e spekulimeve, të shumta, do të ishte i nevojshëm edhe i domosdoshëm një ekspertizë dhe ekzaminim mjeko ligjor, edhe nga ana e autoriteteve tona, përkatësisht Institutit të Mjekësisë Ligjore, e cila mund të bëhet me kërkesë të familjes dhe me urdhër të prokurorit të shtetit”, përfundoi Ardian Bajrakatari për “Bota sot”.

Burjani: Kërkesa është e mjaftueshme në këtë drejtim, për ta realizuar të drejtën familja për kthimin e të ndjerit

Image

Blerim Burjani

Kurse, juristi Blerim Burjani tha se kërkesa për kthimin e trupit të Faton Hajrizit, mund të bëhet në bashkëpunim mes EULEX-it dhe zyrës ndërlidhëse të shtetit tonë në Beograd

“Në bashkëpunim me EULEX-in sipas nevojës, e në veccanti zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, mund të bëhet përmes kërkesës për kthimin e trupit të pajetë tek familja. Kërkesa është e mjaftueshme në këtë drejtim, për ta realizuar të drejtën familja për kthimin e të ndjerit”.

Gjithashtu, juristi nuk pret që të ketë problem në këtë pikë, derisa është optimist se Serbia do ta dorëzojë së shpejti trupin e të ndjerit.

Nuk besoj se do të ketë nevojë për Kryq të Kuq Ndërkombëtar apo ndërmjetësim nga UNMIK-u.

Mendoj se nuk do të jetë ndonjë problem në këtë drejtim, të shpresojmë se shumë shpejt të ndodhë kthimi i kufomës, raporti mjekësor, raporti policor serb do t’i bashkëngjitët me informata të plota për MPB e Kosovës”, përmbylli Blerim Burjani për “Bota sot”.

Read Entire Article