Mitsotakis ‘ankohet’ për skulpturat e Partenonit

10 months ago 47
11:53 27/11/2023

Athina i kërkon Londrës që skulpturat të kthehen në atdhe

Skulpturat e Partenonit kanë qënë prej kohësh një mollë sherri për Athinën dhe Londrën.

Bisedimet për kthimin e tyre në atdhe nuk po ecin me ritmet e duhura. Kështu deklaroi kryeministri grek në një intervistë për rrjetin televiziv BBC.

“Ne nuk kemi bërë aq progress sa do të doja në negociata. Unë jam një njeri i duruar dhe kemi pritur qindra vjet.Do të vazhdoj të ngul këmbë në këto diskutime. Ne mendojmë se skulpturat i përkasin Greqisë sepse ato janë vjedhur.”

Relievet e moçme, 2500 vjeçare, që prezantojnë skena nga mitologjia greke, të quajtura “Mermeret e Elginit” janë prej kohësh objekt diskutimi mes dy vendeve.

Lord Elgin, ish-ambasadori britanik në Perandorinë Osmane i mori këto statuja prej mermeri nga Athina dhe ia shiti qeverisë britanike, së bashku me qindra objekte të tjera antike.

Në Greqi prej kohësh thuhet se objektet janë vjedhur, por sipas Muzeut Britanik, objektet janë shitur në mënyrë legale dhe duhet të qëndrojnë atje ku janë, në Londër.

Athina ka bërë një fushatë prej kohësh për kthimin e Mermereve Elgin dhe pritet që kjo çështje të ngrihet edhe gjatë bisedimeve të Mitsotakis me kryeministrin Rishi Sunak, takim që do të mbahet të martën në Londër.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article