Modelja Heidi Lushtaku dhe futbollisti Merih Demiral bëhen prindër për herë të dytë

3 months ago 8
Reklamë

Modelja Heidi Lushtaku dhe futbollisti Merih Demiral bëhen prindër për herë të dytë

Foto: Screenshot/Instagram

Modelja e njohur shqiptare, Heidi Lushtaku, është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo dhe partneri i saj, futbollisti turk Merih Demiral, u bënë prindër sërish të një djali.

Lajmin e kanë bërë të ditur me ndjekësit me anë të një postimi të ndarë në rrjete sociale.

“Gruaja ime e dashur dhe djemtë e mi”, thuhet në postim.

Çifti janë bashkë prej shumë vitesh, gjersa takimi i tyre i parë ka qenë në Zvicër në një darkë me miq të përbashkët.

Futbollisti gjithashtu është tetë vjet më i vogël se bukuroshja nga Drenica.

Heidi më parë ka qenë në një lidhje disavjeçare me boksierin Robin Krasniqi. /Telegrafi/

Read Entire Article