Modelja ruse, e bija 15-vjeçare gjenden të vdekura në rezortin turk, kërkohet ish-bashkëshorti, roje e biznesmenit ukrainas

10 months ago 6

Një modele ruse dhe e bija e saj janë gjetur tragjikisht të ekzekutuara e të mbështjella me çarçafë pranë një rezorti të njohur turistik në Bodrum të Turqisë.

Zbulimi i trupave të tyre të lidhur me litarë e të mbështjellë me çarçafë ka sjellë nisjen e kërkimit ndërkombëtar për 45-vjeçarin e dyshuar Andrey Kuslevich.

Një video tregonte policinë vendase që merrte trupat e 2 vjeçares Irina Dvizova, dhe bijës së saj Dayana në vilën e tyre në Bodrum, e gjithashtu gjurmet e lëna nga këpucët e një burri.

Pamjet e kamerave të sigurisë çuan në zonën kodrinore ku u gjetën trupat, që kishin të dy plagë arme zjarri.

Policia ka nisur kërkimin e Kuslevich, ish-bashkëshorti i Irina që më parë ka qenë roje sigurie për një biznesmen ukrainas.

Një teori e përmendur është vrasjet kanë të bëjnë me betejën e kujdestarisë për djalin e  Irina.

Gruaja e ndjerë në qershor kishte kërkuar në gjykatën e Moskës që bashkëshorti i saj me qytetari të Lituanisë, të mos kishte takime me djalin.

Ky i fundit, i quajtur Makar nuk mund të kontaktohet nga autoritetet pas vrasjes së dyfishtë.

Policia turke ka kërkuar ndihmë nga Interpol për kapjen e Kuslevich teksa besohet se dhe i biri është me të.

Irina dhe e bija ishin raportuar të humbur nga të afërmit që nuk mdu të kontaktonin me to. Një miku i saj kishte shkuar në vilën e tyre dhe gjeti derën të hapur me forcë.

E ndjera Irina, nënë e tre fëmijëve, ishte modele dhe punonte dhe për një agjenci pronash të patundshme në Bodrum, sipas raportimeve vendase.

Pakmë herët Dayana postonte një video në rrjetet sociale ku tregonte se ajo dhe e ëma kishin ardhur me avion në Stamboll pë rditëlindjen e saj të 15-të.

Kuslevich, i cili ishte bashkëshorti i dytë i Irina, ishte roje personale e një biznesmeni ukrqainas, shkruajnë mediat turke. Ai ishte gjithashtu i kërkuar në Rusi për largim ngaliria me kusht për një çështje vjedhjeje.

Djali i madh 20 vjeçar i Irina, David, tha se nëna nuk e lejonte te takohej me Makar, dhe se ajo përndiqej nga njerku i kërkuar, i cili e kishte dhunuar në të kaluarën.

Hetimet vijojnë.

Top Channel

Read Entire Article