Moldavia nxjerr listën ndaj Shqipërisë

11 months ago 21
16:24 01/11/2023

Ndeshja kualifikuese për “Euro 2024”, me rëndësi për të dy ekipet

Moldavia ka përcaktuar futbollistët që do të grumbullohen për ndeshjen e 17 Nëntorit me Shqipërinë.

Kjo përballje e kualifikueseve të Euro 2024 është shumë e rëndësishme për të dy ekipet dhe trajneri i moldavëve Serghei Clescenco do të grumbullojë 25 lojtarë prej 13 Nëntorit.

7 prej tyre janë nga kampionati vendas, pjesa tjetër aktivizohen jashtë ku bie në sy sulmuesi i Heerenveen, Ion Nicolaescu.

25-vjeçari ka shënuar 4 gola në këtë edicion të kualifikuesve të Kampionatit Europian, më mirë se çdo futbollist tjetër në grup, por nuk ia arriti ndaj Shqipërisë që fitoi 2 – 0 më 17 Qershor në stadiumin “Air Albania”.

Pritet që Sylvinho ta publikojë listën e tij pak para grumbullimit ku mendohet të ruajë grupin e ndeshjeve të fundit. Kombëtares Kuqezi i mjafton edhe një barazim në Kishinjev për të siguruar kualifikimin.

Federata Moldave e Futbollit njoftoi se janë shitur të gjitha biletata e stadiumit “Zimbru” që mban 10,500 spektatorë.

Shqipëria i mbyll kualifikueset më 20 Nëntor me Ishujt Faroe në shtëpi, ndërsa Moldavia me Çekinë në Olomouc.

Ndeshjet e Kombëtares do t’i ndiqni si zakonisht në TV Klan me komente, analiza dhe intervista.

Tv Klan








Të ngjashme

Read Entire Article