Momenti: Bardhi i fik mikrofonin, Paloka “turret” për t’a qëlluar me shuplakë Petro Koçin

10 months ago 8
11:06 04/12/2023

Përveç tymueseve dhe goditjes së tryezave, deputetët e opozitës nuk kursehen as me përplasjet fizike. Në nisje të seancës tejet të shkurtër plenare, deputeti Gazment Bardhi i ka fikur mikrofonin Petro Koçit të PS, pasi këtij të fundit iu dha fjala nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.


Por përveç këtij veprimi në shkelje të rregullore, kamerat kanë pikasur dhe momentin kur deputeti tjetër i opozitës Edi Paloka ka tentuar të qëllojë me shuplakë Petro Koçin, por është penguar nga punonjësit e Gardës. Nga ana tjetër deputeti socialist nuk ka lëvizur nga vendi.

Ashtu si herët e shkuara, salla e Kuvendit sa vjen e boshatiset dhe nuk njeh diskutime konstruktive për çështjet në rend dite./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article