Momenti i frikshëm! Rrëmbyesi tërheq zvarrë vajzën 12-vjeçare brenda një valixhe, e trajton si skllave seksi

1 year ago 30
Reklamë

Ky është momenti pikëllues kur një pedofil u kap nga kamerat e sigurisë duke tërhequr zvarrë një valixhe në të cilën kishte futur një vajzë 12 vjeç.

Ai e rrëmbeu vajzën, e futi në valixhe dhe e çoi në shtëpi duke i thënë se do bëhet skllavja e tij e seksit.

Pamjet,  e filmuara në Luziania, Brazil, tregojnë 42-vjeçarin Daniel Moraes Bittar duke tërhequr valixhen me mundim, pasi e rrëmbeu vajzën nga shkolla e saj më 28 qershor.

Ai më vonë u arrestua nga policia dhe pranoi se 12-vjeçarja ishte në shtëpinë e tij.

Policia beson se ai u ndihmua nga një vajzë 23-vjeçare e quajtur Gesielly Souza. Detektivët pretendojnë se ajo se doli nga një makinë pranë shkollës së vajzës, e rrëzoi atë pa ndjenja duke mbajtur një leckë të lagur me kloroform mbi fytyrën e saj dhe e vendosi viktimën në sediljen e pasme. Këmbët e saj më pas u prangosën dhe ajo u mbyll brenda një valixheje.

Por Bittar u arrestua dhe më vonë rrëfeu se kishte ‘prirje pedofilike’, kur shoqja e shkollës e 12-vjeçares i telefonoi policisë pasi ishte dëshmitare e rrëmbimit të tmerrshëm.

Vajza më vonë u gjet brenda banesës e mbuluar me mavijosje dhe djegie kimike, me këmbët e lidhura me pranga në shtrat, sipas policisë.

Ekzaminimet e kryera pasi ajo u shpëtua gjithashtu konfirmuan se ajo ishte sulmuar seksualisht.

Detektivi Joao Guilherme Medeiros tha për mediat: Viktima deklaroi se Bittar i preku pjesët e saj intime dhe se ajo u detyrua të prekte organet e tij gjenitale. Vajza tha se ai e kërcënoi atë gjatë gjithë kohës dhe tha se ajo do të ishte skllave e tij e seksit. Ai ka filmuar edhe abuzimet e bëra ndaj saj dhe ia ka dërguar të dashurës së tij.

Pajisjet me goditje elektrike, kamera, lodra seksi dhe materiale pornografike u gjetën më vonë gjatë një kontrolli në banesën e Bittar.

Një bombol benzine u gjet gjithashtu në vendngjarje, duke bërë që policia të besonte se ai mund të kishte planifikuar të digjte trupin e vajzës pasi ta kishte përdhunuar.

Bittar u shkarkua nga puna e tij si teknik IT në Banco de Brasilia më 29 qershor, pasi rasti doli në dritë. Përveç punës, ai ka punuar vullnetar edhe në spitalet e fëmijëve dhe është baba i një vajze.

Top Channel

Read Entire Article