Momenti kur Blushi e Valteri përplasen fizikisht në Këshillin Bashkiak

1 month ago 9
Reklamë

Të tjera pamje kanë dalë nga ngjarja e regjistruar pasditen e kësaj të hëne gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku këshilltari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u konfliktua fizikisht me Halit Valterin.

Dinamika është e ende e paqartë, ndërsa gjithçka nisi kur Blushi hodhi letra kundrejt Veliajt. Më pas sherri ka degraduar në dhunë fizike, ku Blushi raportohet të ketë qëlluar me grusht Valterin.

Në foton e fotografit Agim Rama, dallohet një moment kur Valteri ka kapur për fyti Blushin.

Valteri ka kallëzuar në polici Blushin për dhunë. Vetë Blushi pas daljes nga komisariati nr.1 në Tiranë tha se është provokuar nga Valteri.

Read Entire Article