Momenti kur droni azerbajxhanas godet një pozicion të fortifikuar armen

1 year ago 57
Reklamë

Azerbajxhani ka nisur “aktivitete lokale kundër terrorizmit” në rajonin e Nagorno-Karabakh, për të rivendosur rendin kushtetues duke çarmatosur dhe detyruar tërheqjen e formacioneve ushtarake armene.

Nagorno-Karabaku njihet ndërkombëtarisht si territor i Azerbajxhanit, por ka një popullsi kryesisht armene që i ka rezistuar sundimit të Azerbajxhanit për më shumë se një shekull.

Tashmë kanë nisur sulmet e para të azerëve ndaj ushtrisë armene dhe disa prej aksioneve janë shfaqur në rrjetet sociale.

\

Një e tillë është kur droni i azerbajxhanasve, Bayraktar TB2 godet një pozicion të fortifikuar armen.

Përtej çështjes humanitare, konflikti është një shqetësim ndërkombëtar për disa arsye. Kryesorja është se fuqitë rajonale, përfshirë Rusinë, Turqinë dhe Iranin, janë të angazhuara në shkallë të ndryshme në Kaukazin Jugor.

Turqia ka deklaruar tashmë mbështetjen e saj të fortë për Azerbajxhanin, ndërsa Rusia ka një aleancë sigurie me Armeninë, megjithëse u shet armë të dy vendeve.

Ndërsa Bashkimi Evropian nxit negociatat, ajo ka filluar të mbështetet tek Azerbajxhani për partnerët e energjisë për të kompensuar humbjen e gazit dhe naftës ruse pas fillimit të luftës në Ukrainë. /Telegrafi/

Azeri Bayraktar TB2 drone strikes a fortified Armenian position pic.twitter.com/dv9pRss1Ru

— Visegrád 24 (@visegrad24) September 19, 2023

Read Entire Article