Momenti kur kanali televiziv shtetëror polak ndërpret transmetimin, pas vendimit të qeverisë së re të kryeministrit Donald Tusk

10 months ago 23

Momenti kur kanali televiziv shtetëror polak ndërpret transmetimin, pas vendimit të qeverisë së re të kryeministrit Donald Tusk

Ky është momenti kur kanali televiziv shtetëror polak TVP Info ndërpreu transmetimin, pasi qeveria e re e kryeministrit Donald Tusk ka vënë në shënjestër ato që i quan media të politizuara.

Programi në kanalin e lajmeve u ndërpre pasi gazetari Adrian Borecki i tha audiencës se media polake ishte ‘vënë nën kontroll’, përcjell Telegrafi.

Parlamenti në Varshavë mbështeti një rezolutë të martën mbrëma që bën thirrje për pavarësi, objektivitet dhe pluralizëm në TV dhe radio publike.

Pas kësaj, ministri i ri i kulturës ka shkarkuar drejtuesit e TVP, Radios Polake dhe Agjencisë Polake të Shtypit.

Ish-kryeministri Mateusz Morawiecki akuzoi qeverinë e re për shkeljen e supozuar për sundimin e ligjit. /Telegrafi/

Read Entire Article