“Mora fjalë”, deputetët e opozitës dëgjojnë në Parlament këngën për Adem Jasharin

1 year ago 11
12:54 19/10/2023

Nën tingujt e këngës “Mora Fjalë” që së fundmi është hit në ndeshjet e Kombëtares Shqqiptare të futbollit, deputetët e opozitës qëndrojnë në errësirën e Parlamentit pasi bllokuan punimet e seancës.

Gazetarja e Klan News Klesiana Omeri ka filmuar çfarë po ndodh brenda sallës plenare ku deputetë të opozitës vazhdojnë të qëndrojnë në Parlament edhe pse dritat janë fikur.

Në sfond dëgjohet kënga kushtuar Adem Jasharit.

Seanca e sotme plenare dështoi që të zhvillohej, pasi deputetët e opozitës bllokuan karriget e ministrave. Për pasojë, nënkryetarja e Parlamentit Ermonela Felaj shtyu seancën plenare.

Pas kësaj situate, Komisioni i Etikës vendosi përjashtimin me 10 ditë nga jeta parlamentare të 26 deputetëve të opozitës.

/tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article