Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë

1 month ago 8
Reklamë

Debati që shpërtheu në Kosovë rreth lajmeve të rreme të prodhuara nga një portal boshnjak dhe të transmetuar nga RTK, nxjerr në pah edhe një herë raportin mes medias, së vërtetës dhe pushtetit politik. Sipas portalit boshnjak ”Slobodna Bosna”, dy media kosovare online (përkatësisht në pronësi të gazetarëve Berat Buzhala dhe Ilir Mirena, zakonisht kritikues ndaj Albin Kurtit) financohen nga Beogradi. Një akuzë shumë e rëndë për një vend që ka ende një plagë tragjike të hapur me Serbinë dhe shumë llogari që ende nuk janë mbyllur. Lajmi pa asnjë verifikim është publikuar menjëherë nga RTK, televizioni publik i Kosovës, i cili është shumë afër, apo thuajse kontrollohet tërësisht nga kryeministri Albin Kurti. Një hakmarrje e qartë politiko-mediatike ndaj dy portaleve opozitare.

ZV/Drejtori i përgjithshëm i RTK-së që e mbështeti këtë shpifje është gazetari Adi Krasta i cili për çudi është punësuar si gazetar i Qeverisë në Prishtinë dhe si gazetar i Opozitës në Tiranë. Në të dyja rastet (siç e vertetoi këtë herë në Prishtinë dhe shumë herë të tjera në Tiranë) Krasta nuk tregon siklet në përdorimin e lajmeve të rreme për t’i shërbyer shefit që e punësoi, dhe gati për të sulmuar kolegët dhe kundërshtarët politikë.

Mësimi i parë që vjen nga Prishtina, pra, ka të bëjë me moralin mediokër të këtyre inkuizitorëve mediatikë, të cilët sillen si engjëj kur janë në opozitë (vetëm pse janë në opozitë) por janë të gatshëm të bëhen djaj sapo të vijnë në pushtet. Krasta i bën të dyja, dhe i duhet vetëm sa të kalojë kufirin: në Prishtinë botuesi-qeveritar i Krastës është Albin Kurti, në Tiranë botuesi-opozitar është Sali Berisha. Për këtë lloj “gazetarësh” gënjeshtra pa pyetje të kryqëzuara, ndryshe nga çdo gazetar tjetër vërtet epavarur, nuk është krim profesional, është rregull./Shqiptarja

Read Entire Article