“Mos hapja e Urës së Ibrit është dështim i qeverisë”, ky është deputeti i opozitës që ‘përkrah’ lëvizjen e lirë dhe integrimin e plotë të veriut

1 month ago 8
Reklamë

Qeveria e Kosovës dhe ndërkombëtarët kanë filluar të kenë mos pajtime në shumë çështje që po ndodhin në vend.

Ura e Ibrit në njërën anë, aksionet e qeverisë në veri të Kosovës që kundërshtohen nga ndërkombëtarët, si dhe paralajmërimet për masa më të ashpra, janë disa nga çështjet që kanë hasur në mos pajtime.

Në anën tjetër, opozita vazhdon ta kritikojë, kryeministrin Albin Kurti për shkak të prishjeve të raporteve me ndërkombëtarët.

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, në një intervistë për gazetën “Bota sot”, thotë se kritikat ndaj Kurtit për prishjen e raporteve me ndërkombëtarët janë të justifikuara.

“Kritikat ndaj Kurtit për prishjen e raporteve me ndërkombëtarët janë të justifikuara. Ndërkombëtarët janë aleatët tanë kryesorë dhe duhet të kemi një qasje bashkëpunuese”, thotë Lekaj.

Image

Pal Lekaj

I pyetur nëse do të duhej të pranonte Kurti çfarëdo marrëveshje që sugjerojnë ndërkombëtarët edhe nëse ajo bie ndesh me kushtetutën, Lekaj shprehet, se duhet të ketë balancë të kujdesshme.

“Ndërkombëtarët janë aleatët tanë kryesorë dhe duhet të kemi një qasje bashkëpunuese. Megjithatë, kjo nuk nënkupton pranimin e çdo marrëveshjeje që bie ndesh me Kushtetutën dhe interesat e Kosovës. Duhet një balancë e kujdesshme”, shton Lekaj.

Në anën tjetër, analistë të ndryshëm konsiderojnë se veriu i Kosovës ka filluar të jetë nën kontroll të qeverisë së Kosovës, duke filluar nga frekuetimi i Liqenit të Ujmanit dhe përpjekjet për hapjen e Urës së Ibrit.

Lekaj thotë se vizitat e qytetarëve te Liqeni i Ujmanit, janë hap pozitiv në rikthimin e kontrollit.

Por, sipas tij, qeveria duhet të punojë më shumë për integrimin e plotë të kësaj zone.

“Vizitat e qytetarëve te Liqeni i Ujmanit janë një hap pozitiv në rikthimin e kontrollit, por mund të konsiderohen më shumë si një fasadë sesa një arritje konkrete. Qeveria duhet të punojë më shumë për integrimin e plotë të kësaj zone në sistemin shtetëror”, deklaron deputeti i AAK-së.

Ndërsa, mos hapjen e Urës së Ibrit, Lekaj, e konsideron dështim të qeverisë në përmbushjen e premtimeve.

Sipas tij, duhet përpjekje për të siguruar lëvizjen e lirë.

“Mospasja e hapjes së Urës së Ibrit është një dështim i qeverisë në përmbushjen e premtimeve. Kjo tregon mungesë të planifikimit dhe koordinimit të duhur. Duhet një përpjekje më e madhe për të siguruar lëvizjen e lirë dhe integrimin e plotë të veriut”, shton Lekaj.

comment

Read Entire Article