Deputeti Flamur Noka ka deklaruar se 11 korriku do të jetë dita ku shqiptarët do të vërshojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’i thënë së keqes: Ndal!
Noka u shpreh se kjo mazhorancë e ka kthyer Shqipërinë në të vetmin vend në Europë, që ka një drejtësi politike.
“Mosbindje civile dhe kryengritje. 11 korriku është hapi i parë, dita kur shqiptarët do të vërshojnë në bulevard përballë simbolit të së keqes për t’i thënë ndal.
Kjo është e faktuar si një mazhorancë që shndërroi Shqipërinë në të vetmin vend në Europë me drejtësi politike”, tha ajo.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb