Mospranimi i Kosovës në KiE – Profesori jep emrat që lobuan kundër Kosovës, aty është edhe një shqiptar!

5 months ago 15

Profesori dhe analisti politik Binak Maxharraj, ka reaguar ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës.

Ai thotë se, Rama me Vuçiqin kanë luajtur lojën e djallit për të penguar Kosovën që të anëtarësohet në KiE.

Ai për këtë e bën fajtor direkt Ramën, duke shtuar se këtë ai e bëri duke bashkëpunuar me Serbinë.

“Është interesant se gati në të nëjtën kohë kryetari i Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjenden për vizitë në Paris, te Kryeari i Francës, Emmanuel Marcon pasi që Franca ishte në miqësi të përhershme me Serbinë. Së pari, ishte në vizitë te Marconi presidenti Vuçiq i cili i kërkoi atij që të bllokojë Kosovën në Këshillin e Evropës. Këtë e vërteton edhe deputeti serb Millovan Drecun i cili thotë se në takimin e fundit i presidentit Vuçiq me presidentin e Francës Emmanuel Marcon: “u pajtuan që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të bëhet kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”. Fill pas kësaj Marcon e pranon në vizitë edhe  Edi Ramën me insistimin e Vuçiqit, i cili i lutet dhe kërkon nga presidenti Marcon që të “merr seriozisht kërkesën e Vuçiqit për të bllokuar Kosovën në Këshillin e Evropës” i cili në një bashkëbisedim me Edi Ramën merren vesh që Asociacioni një etnik serb të jetë si kusht për anëtarësim, i cili më parë nuk ishte në agjendën kur Asambleja e KiE votoi për anëtaresim, sepse Asociacioni nuk është çështje e KiE por e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, thotë Maxharraj.

Profesori akuzon edhe presidentin frances se i bindi shtetet tjera të fuqishme të Evropës, si Gjermainë dhe Italinë që të deklarohen publikisht se edhe ata pajtohen që Kosova duhet të lëvizë për Asociacionin para se ajo të futet në agjendë për votim.

“Dhe kështu Kosova me lojën djallëzore të Macron-Vuçiq-Rama nuk hyri ne agjendën për votim në Komitetin e ministrave për punët e jashtme të Evropës i cili do të mbahet me 16 dhe 17 maj 2024. Po kush është ky Edi Rama që kaq keq i ka rënë në qafë Kosovës për dobi të Serbisë fashiste, qetnike dhe gjenocidiale armike shekullore e shqiptarëve të cilët i ndiqte deri në shfarosje. Edi Rama i cili aksidentalisht gjendet në pozitën e kryeministrit të Shqipërisë është një antishqiptar i përbetuar, një ordodoks, një njeri i korruptuar i cili dëme të medha po i bënë jo vetëm Kosovës, por edhe Shqipërisë, njeriu që për këto vite sa ishte në pushtet me politikat e tij korruptive i detyroi mbi gjysmë miloni shqiptarë ta lenë Shqipërinë. Ky njeri është një vasal, një servil dhe mik i presdientit të Serbisë i cili është në krah të Serbisë dhe Vuçiqit, lufton kundër interesave të Kosovës në shtetndërtim, ai shkoi aq larg sa që me Vuçiqin bëri biseda illegal duke biseduar për ndarjen e Kosovës”, thotë ai.

Profesori shton se Rama vepron kundër kombit dhe nuk ka kurrfarë ndjenja dhe dashuri për kombin e vet.

“Ti dreq Kërstaç Rama, bëhesh bashkë me dreqin dhe t’birin e tij, ti bëhesh bashkë me armiqtë e kombit, bëhesh bashkë me grekun dhe serbin, bënë aleanca te turpshme djallëzore me ta për ta dëmtuar kombin tend, për ta dëmtuar Kosovën për interesa të armiqve të shqiptarëve. Për mospërfshirjën e Kosovës në agjenden e Komitetit të ministrave të jashtem të BE reagoi qeveria e Kosovës me Albin Kurtin në krye. Kryeministri si gjithëherë kur është në pyetje Kosova reagon ashpër për këtë padrejtësi që iu bë Kosovës duke e vu si kusht edhe Asociacionin një etnik serb për t’u anëtarësuar në KiE. Deklarata e tij ishte e fortë dhe e fuqishme kur theksoi se: “Republika e Kosovës me asnjë kusht nuk pranon që anëtarësimi në KiE të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit duke theksuar se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë ndodhë në Bruksel dhe jo ne Strasbour” dhe se ky është një kusht i ri i cili fare nuk ka të bëjë me anëtarësimin në KiE dhe si i tillë është i papranushem për ne”, potencon ai.

Maxharraj thekson se, marrëveshja e Brukselit defakto e kishte edhe njohjen formale të Kosopës nga Serbia, për të cilën Kurti kërkoi haptas që ajo të nenshkruhet.

“Kurti nënshkrimin e kësaj marrëvshje ia kerkoj Vuçiqit edhe në mbledhjen e KS të OKB. Por ky dokument u refuzua nga Serbia e cila edhe u shkel pas dy tri ditësh nga vet Serbia. Kjo marrëvshje e cila e theksonte edhe vetmenagjimin siç po shihet nuk u pranua nga Serbia, as që u nënshkrua nga Serbia, që si të tillë anipse në të flitet edhe për Asociacionin që është inekzistente e pa vlerë. Deputeti gjerman Thomas Hacker thotë se “ndërlidhja  e anëatarsimit të Kosovës në KiE me çështjen e Asociacionit është gabim i madh”. Po sjellim këtu edhe reagimin e fuqishëm të asistentes së akredituar në Parlamentin Evropian Federicka Ëoelk e cila thekson se: “Askush nuk mund të fajësojë Kosovën dhe se kushtëzimi i anëtarësimit të saj në KiE me Asociacionin është një e padrejtë që po i bëhet Kosovës”. Thjesht këta të Evropës po kanë frikë duke e pas parasysh drejtimin që po merr Serbia drejtë lindjes e jo kah perëndimi, e bëjnë këtë për ta qetësuar Serbinë etj.”, thotë ai.

Sipas tij, Franca nën presionin e Vuçiqit dhe të Edi Ramës ra dakord që ky kusht t’i vihet Kosovës si një padrejtësi e papranueshme.

“Por është më shumë e çuditeshme se si Italia e në veçanti Gjermania ranë pre e dredhinave të Makronit, Vuçiqit dhe Ramës për të vuar Asociacionin si kusht plotësues i cili asgjë nuk ka të bëjë me KiE. A nuk ishte Franca, Italia dhe Gjermania të cilat në vazhdimësi theksonin se Serbia nuk duhet të pengoj Kosovën të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare, pse atëherë këto tri shtete më të fuqishme të BE po i dalin përkrah Serbisë duke e dëmtuar Kosovës kur dihet se këto shtete janë te parat që e kanë pranuar pavarësinë dhe Kosovën si shtet. Si është e mundur që këto tri shtete më të fuqishme të BE të bijnë nën ndikimin e Serbisë gjenocidiale dhe antishqiptare e cila në qeverinë e saj të fundit ka futur njerëz me “non grata” nga SHBA, me njerëz të lidhur ngushtë me Moskën dhe Putinin por edhe më Kinën ku lideri i saj i vizitoi këto ditë Serbinë, a nuk do të thotë kjo qartë orientimin se kah është duke shkuar Serbia, por që kjo qeveri qetnikësh e cila bashkëpunon me klanin kriminel të Radoiqiqit i cili me ndihmën e Serbisë po përgatitet që përsëri ta sulmoj Kosovën”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

Read Entire Article