Moti arktik përfshiu një pjesë të Rusisë të martën ku temperaturat në Siberi ranë në minus 58 gradë Celsius.
Yakutsk, një nga qytetet më të ftohta në botë, i cili shtrihet rreth 5,000 kilometra në lindje të Moskës, u mbulua nga retë e ngrira dhe nga mjegulla, treguan pamjet me dron, transmeton Telegrafi.
“Unë erdha posaçërisht këtu në Yakutsk për të përjetuar një mot të tillë. Nuk kam edhe aq të ftohtë, pasi u përgatita siç duhet”, tha një banor atje.
Temperaturat në pjesë të Republikës Sakha, një rajon i gjerë pak më i vogël se India që ndodhet në pjesën verilindore të Siberisë, ranë nën minus 55 gjatë natës.
Në Oymyakon, një vendbanim në Sakha, temperatura ishte minus 58 Celsius të martën. Parashikuesit e motit thanë se do të ndjehej si minus 63 Celsius duke pasur parasysh lagështinë dhe erën. /Telegrafi/