Mother Jones: Detaje të reja të financimit rus për Bashën, si rrodhën paratë nga Moska tek lobisti Nick Muzin

11 months ago 21
15:36 16/11/2023

Pesë vjet më parë, Mother Jones zbuloi një skemë të çuditshme që tronditi politikën shqiptare. Tani ka më shumë për historinë.

Kështu e nis një tjetër shkrim të saj revista e njohur amerikane, në lidhje me kontraten e lobimit në Amerikë, të Partisë Demokratike që drejtohej nga Lulzim Basha, kontratë mbi të cilën ishte financuar me para ruse.

Mother Jones risjell në vëmendje zanafillën e çështjes, kur u zbulua se 150 mijë Dollarë të kontratës së Partisë Demokratike me kompaninë e lobistit Nick Muzin kishin ardhur nga një burim i çuditshëm, Biniatta Trade, një kompani guaskë e regjistruar në Skoci nga dy kompani të tjera guaskë me bazë në Belize.

Por Biniatta Trade kishte një zinxhir të ndërlikuar marrëdhëniesh korporative me kompani me bazë në Belize që u renditën në dosjet e korporatave si oficerë të dy firmave të tjera dhe ato dy kompani kontrolloheshin nga shtetas rusë.

Roli rus në çështjen e lobimit shqiptar, deri atëherë dukej gjithnjë e më i qartë. Por mbeti një pyetje kyçe: kush ishte pikërisht në Rusi pas saj?

Revista shkruan se në fillim të këtij muaji, një ekip reporterësh investigativë në BBC, Korporata Transmetuese e Seychelles zgjidhi një pjesë të misterit. Ata zbuluan se kompania skoceze guaska që paguante për lobimin e Muzin në SHBA për Bashën ishte në pronësi të një banori nga Moska.

Alpha Consulting është një firmë me bazë në Seychelles dhe në pronësi të një shtetaseje ruse të quajtur Victoria Valkovskaya, e cila krijon kompani të fshehta offshore për klientët e saj në ish-Bashkimin Sovjetik, duke përfshirë anëtarë të rrethit të ngushtë të liderit rus Vladimir Putin.

Biniatta Trade ishte ndër kompanitë guaskë të krijuara nga Alpha Consulting. Brenda Pandora Papers është një marrëveshje private e 28 Shtatorit 2018 që listonte një 40-vjeçar moskovit të quajtur Maxim Trofimets si pronar të Biniatta Trade.

Dokumentet e zbuluara tregojnë se Alpha Consulting u përpoq të mbante sekret kontrollin e Trofimets mbi Biniatta, por një tjetër dokument, i gjetur mes çështjes së njohur si Pandora Papers zbuloi se Trofimets kontrollonte Biniatën.

Revista e përfundon shkrimin e saj duke sqaruar se ky informacion i ri i zbuluar nga Pandora Papers është më shumë provë se pagesa që mori Muzin ishte e lidhur me një projekt të ndikimit rus.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article