Moti i keq, ngricat krijojnë probleme në rrugën e Arbrit

10 months ago 16

Ngricat krijojnë probleme në rrugën e Arbrit mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës.

Rritja e temperaturave në mesditë ka bërë që të nisë shkrirja e tokës e cila kishte ngrirë si pasojë e temperaturave shumë të ulta mbrëmjen e kaluar në qytetin e Bulqizës.

Për pasojë në segmentin e rrugës së Arbrit mes dy lagjeve të qytetit ka patur rënie gurësh në mënyrë të vazhdueshme duke rrezikuar drejtuesit e automjeteve që qarkullonin në të.

Si pasojë e shkrirjes, gurët kanë rënë nga shpati i malit në asfalt, ku shoferët janë përballur në befasi.

Ky segment rrugor e ka patur vazhdimisht këtë problem që kur është ndërtuar për shkak se skarpatat anësore nuk janë mbuluar me rrjetë e beton siç po bëhen segmentet e fshatit Plan i Bardhë në Klos e Shkalla e Tujanit në Tiranë.

Read Entire Article