Moti i keq përfshin sërish qarkun e Elbasanit, breshëri shkakton dëme në Gramsh

2 weeks ago 43
Reklamë

Moti i keq ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të Marte një pjesë të madhe të Qarkut të Elbasanit.

Reshjet e dendura kanë dominuar kryesisht në të gjitha fshatrat përgjatë rrjedhës së lumenjve Shkumbin e Devoll. Edhe në qytetet Elbasan, Librazhd, Cërrik e Gramsh kanë rënë reshje të dendura shiu në formë stuhie nga ora 18.30-20.00.

Ndërkohë në Gramsh ka patur stuhi të madhe reshjesh të shoqëruara me breshër kokërrmadh i cili ka shkaktuar dëme në kulturat bujqësore, vreshtari, dru frutorë e kopshtari. Disa ditë më parë Qarku i Elbasanit u përfshi nga një stuhi e pazakontë me erëra të forta të cilat shkaktuan përmbytje, shkulje pemësh e dëmtime tendash.

Këtë mbrëmje pas orës 20.45 moti është qetësuar dhe pas stuhisë parashikohet të ketë përmirësim të kushteve atmosferike .

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article