Moti i keq “pushton” vendet! Sllovenia shënon viktima, Amerika përjeton të nxehtë dimri

1 year ago 24
Reklamë

Shifrat e rrëmbyeshëm dhe vërshimet goditën rëndë Slloveninë, duke lënë të vdekur të paktën tre persona, ndërsa shumë të tjerë u evakuuan. Dy prej viktimave ishin turistë holandezë, të cilët ndërruan jetë në një zonë malore.

Dëmet mbeten të shumta, pasi lumenjtë kanë dalë nga shtrati dhe uji ka vërshuar me shpejtësi në rrugë. Agjencia e Mjedisit të Sllovenisë rriti alarmin në nivelin më të lartë pas shirave të rrëmbyeshme që kanë goditur më së shumti pjesën veriore, veriperëndimore dhe qëndrore të shtetit. Për shkak të vërshimeve, në Slloveni afër 16 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkaq pengesa ka pasur në shërbimet hekurudhore. Si pasojë e stuhive të verës numri i viktimave deri më tani ka shkuar në katër, pasi një person tjetër ka ndërruar jetë në fillim të stinës.

Autoritetet kanë mbyllur një autostradë që lidh Slloveninë me Italinë, për shkak të motit të të keq. Italia po ashtu pret stuhinë e fuqishme e cila do të jetë e dyta brenda një periudhe të shkurtër kohore, pasi pak javë më parë moti ekstrem me breshër dhe shira shkaktoi dëme të shumta. Në Milano, janë mbyllur parqet dhe zonat e tjera ku ka pemë të mbjella, nga frika se mund të rrëzohen dhe të paraqesin rrezik për qytetarët.  Edhe Kroacia tashmë është nën alarmin për motin e keq, ku më të rrezikuara janë 5 rajone. Pas nuk mbetet as Bosnje Hercegovina, që tashmë pret që stuhia të mbërrijë në vend.

Amerika e Jugut po përjeton një kolaps moti, ku vala e të nxehtit ka përfshirë shumë zona, ndërsa sipas autoriteteve është quajtur ndryshe i nxehtë dimri.

Ndryshe nga temperaturat e jashtëzakonshme të regjistruara kohët e fundit gjatë sezonit veror, vendet duke përfshirë Argjentinën, Kilin, Paraguajin dhe Brazilin po përjetojnë temperatura të lidhura me mesin e dimrit. Kryeqyteti i Argjentinës, Buenos Aires, regjistroi temperaturën 30 gradë Celsius, ndërsa zakonisht termometri ka shënuar 15 gradë Celsius në këtë kohë të vitit. Pjesa jugore e kontinentit ka pësuar nxehtësinë më të madhe të dimrit në ditët e fundit, me temperaturat që pritet të mbeten në nivele jonormale të larta në fillim të gushtit.

Top Channel

Read Entire Article