Mourinho është special si gjithmonë, përdor mbajtësin e topave për t’i dhënë udhëzime me një letër Rui Patricios

10 months ago 8

Roma ka vuajtur shumë për të marrë një pikë përballë Fiorentinës në Olimpico, në një ndeshje ku u panë dy kartonë të kuq dhe të dy për skuadrën vendase.

Giallorosët ishin duke udhëhequr 1-0 nga pjesa e parë me golin e Romelu Lukakut.

Por gjërat u përkeqësuan për ta kur Nicolo Zalewski u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 64-të dhe vetëm dy minuta më vonë Fiorentina barazoi rezultatin në 1-1.

Edhe më keq u bë për Romën në minutën e 87-të kur Romelu Lukaku mori një karton të kuq direkt dhe Roma mbeti me nëntë futbollistë në fushë.

Kjo bëri që Jose Mourinho të bëj një gjest që vetëm ai di t’i bëj dhe këtë herë përdori një djalosh që pret topat jashtë vijave të fushës.

Portugezi shkroi në një letër një porosi për Rui Patricion, derisa djaloshi i topave shkoi dhe ia dërgoi udhëzimet portierit portugez.

Udhëzimet e ‘Special One’ ishin që të vonohej ndeshja dhe në momentin e degazhimeve nga Patricio topi të shkonte në sulm te njëri mes El Shaarawyt dhe Eduardo Boves.

Gjithsesi ndeshja zgjati deri në minutën e 98-të dhe Roma arriti të marrë një pikë me nëntë futbollistë në fushë falë edhe taktikave që dha Mourinho.

Kaq ka mjaftuar që tekniku portugez të bëhet viral në rrjetet sociale me videon që po shpërndahet jashtëzakonisht shumë në të gjitha platformat. /Telegrafi/

Roma down to 9 men at home, needing to hold the score to remain in the top 4.

The cameras catch Mourinho making one of his notes, which he gives to a ball boy and asks him to give it to Rui Patrício.

Fantastic image.pic.twitter.com/4jy2W6Y3JA

— IM🇵🇹 (@Iconic_Mourinho) December 10, 2023

Read Entire Article