Mourinho i ashpër me yllin italian: Ai nuk e di se çfarë është ‘Fair-Play’

10 months ago 18

Roma ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Sassuolo me rezultat 1-2.

Ka qenë një fitore me rikthim e Giallorosëve të cilët në pjesën e parë e panë vetën në disavantazh 1-0, por falë një goli nga Paulo Dybala që realizoi nga penalltia dhe Rasmus Kristensen disa minuta para fundit, kryeqytetasit morën tre pikë të mëdha.

Me këtë fitore të rëndësishme, Roma ka arritur të futet në top katërshe në Serie A, pasi tani zë vendin e katërt 24 pikë.

Pas kësaj fitore, Jose Mourinho nuk ka ngurruar ta sulmoj kapitenin e  Sassuolos, Domenico Berardi duke e akuzuar se nuk e di se çfarë është ‘Fair-Play’.

“U kemi thënë atyre të Sassuolos se për të merituar respekt, duhet të japin respekt, dhe ata kanë një skuadër një futbollist që i mungon loja e ndershme”, tha portugezi.

Mou dhe Berardi kishin polemika edhe sezonin e kaluar, derisa portugezi tani nuk ka ngurruar ta thumbojë sërish sulmuesin e Kombëtares së Italisë.

Mbetet të shihet nëse kapiteni i Sassuolos do t’i kundërpërgjigjet portugezit për këtë thumbim. /Telegrafi/

Read Entire Article