Mourinho merr një ofertë astronomike nga Arabia Saudite, por jo për të qenë trajner

4 months ago 12

Trajneri i famshëm portugez i futbollit, Jose Mourinho, ka marrë një ofertë astronomike nga Arabia Saudite dhe është shumë pranë shkuarjes në atë vend.

61-vjeçari portugez u lidh me një sërë gjigantësh evropianë këtë verë dhe ishte shumë afër marrëveshjes me Fenerbahcëen, por duket se nuk do ta shohim në rolin e trajnerit të klubit turk.

Sipas mediumit italian SportItalia, klubi saudit, Al-Qadisiyah i ka ofruar kontratë marramendëse Mourinhos dhe jo në rolin e trajnerit.

Përkatësisht, klubi saudit që fitoi garën e ligës së dytë ka ambicie të mëdha në elitën saudite sezonin e ardhshëm dhe dëshiron që Mourinho të jetë drejtor teknik i tyre.

Kjo do të thotë se ‘Special One’ do të vëzhgonte punën e të gjithë profesionit sportiv të klubit saudit dhe do të shohim nëse do të pranojnë milionat saudite apo do të presin një sfidë të re si trajner në një nga klubet evropiane. /Telegrafi/

Read Entire Article