Jose Mourinho ka zbuluar se Federata e Anglisë (FA) e ka kontaktuar në vitin 2007, pas largimit të tij nga Chelsea, për ta marrë rolin e trajnerit të Anglisë.
Në atë kohë, “Tre Luanët” po përballeshin me dështimin për t’u kualifikuar në Euro 2008 nën drejtimin e Steve McClaren. Mourinho, atëherë 44 vjeç dhe i vlerësuar për suksesin e tij në Premier League me Chelsea-n, kishte ofertën përpara se FA të emëronte trajnerin italian Fabio Capello.
“Mendoj se e mora ofertën kur u largova nga Chelsea për herë të parë, rreth viteve 2007-08. Po, ishte në tavolinë dhe isha pothuajse, pothuajse pranë saj. Por, jo”, tha Mourinho për Sky Sports.
Kur u pyet nëse kishte dëshirë të menaxhonte Anglinë para emërimit të Thomas Tuchel, ai tha: “Sot? Jo.”