Muhamet Hyseni pas çmimit të fituar nga Telegrafi: Ky çmim më shtyn që të punoj më shumë

10 months ago 19

Sulmuesi i Llapit, Muhamet Hyseni, ka thënë se ndihet shumë i vlerësuar pas marrjes së çmimit nga portali Telegrafi si “Sulmuesi më i mirë 2023”.

Redaksia e Sportit në Telegrafi, portalit lider në vend, ka shpallur fituesit e çmimeve për lojtarët më të mirë të Superligës së Kosovës në futboll për vitin 2023.

Hyseni në stinorin pranveror kishte luajtur në radhët e Feronikelit ’74 në Ligën e Parë, ku me golat dhe paraqitjet e tij të mira, e dërgoi ekipin drejt Superligës.

Në vjeshtë ai ka zhvilluar 17 ndeshje, duke shënuar 13 gola dhe duke i prirë listës së top golashënuesve në elitën e futbollit kosovar.

Pasi pranoi çmimin, Hyseni tha se ky ishte i tij më i mirë në karrierë.

“Këtë vit realisht e vlerësoj mjaft shumë, sepse ka qenë viti im më i mirë në karrierë. Po ashtu, ftesa nga përfaqësuesja dhe debutimi, po ashtu edhe shënimi i golit ndaj Zvicrës është diçka e jashtëzakonshme për mua”, ka thënë fillimisht Hyseni pas marrjes së çmimit nga Telegrafi.

“Kështu që i falënderoj të gjithë që më kanë përkrahur familjen time po ashtu dhe klubin e Llapit, stafin e trenerëve, gjithë bashkëlojtarët, sepse pa ta, unë do të mund të kisha arritur këtu ku jam sot”.

“Ky çmim më shtyn që të vazhdoj më tutje, që të punoj ende më shumë dhe pse jo të marr edhe çmime tjera”, përfundoi sulmuesi i Llapit./Telegrafi/

Read Entire Article