“Mund të humbasim disa beteja, por jo luftën”, Dash Sula fjalim në protestë: Të protestojmë çdo ditë! Ky vend ka rrëshqitur në autokraci

8 months ago 8

Për herë të parë deputetët e grupimit të Gazment Bardhit i janë bashkuar protestave të thirrura nga Rithemelimi. Një prej tyre, Dash Sula tha se kjo është një betejë për të drejtat e qytetarëve shqiptarë.

“Shikoni çfarë i bënë sot deputetëve të opozitës. E kanë rrethuar me qindra policë dhe gardistë dhe kjo është e tmerrshme. Kjo është një sjellje prej diktature. I bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që të protestojnë për të drejtat e opozitës dhe të drejtave të tyre.

Mund të humbasim disa beteja por luftën nuk do ta humbim kurrë. Është e vetmja rrugë për të vendosur demokracinë. Ky vend ka rrëshqitur në autokraci. I bëj thirrje popullit opozitar që të protestojë çdo ditë, çdo javë dhe çdo muaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article