“Mund të jetë vetëvrarë”, eksperti ‘trondit’ me deklaratën për rastin e Hajrizit – zbërthen disa “mesazhe të koduara”

2 months ago 9
Reklamë

Vëmendje të madhe kanë marrë raportimet mbi vrasjen e Faton Hajrizit nga autoritetet serbe.

Madje, janë hedhur edhe dyshime të ndryshme, ku njëra prej tyre është se ai nuk është vrarë dhe se ka mundësi të jetë gjallë.

E për këtë çështje, në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli eksperti i sigurisë, Fatjon Softa.

Fillimisht, ai ka disa dyshime se Hajrizaj është vetëvrarë, pasi më parë kishte deklaruar se nuk do të dorëzohej.

“Zv/Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar se vrasësi i policit Nikolla Krsmanoviq, Faton Hajrizi, është eleminuar në afërsi të Loznicës.

Faton Hajrizi ka tentuar të kalojë lumin Drina per arrati drejt Bosnje-Hercegovinës, por nuk ia doli, u fsheh në një fabrikë të braktisur, ku prej vitesh fshihen emigrantët nga Presheva.

Pavarësisht se, Serbia deklaron që e ka eliminuar pas shkëmbimit të zjarrit mes forcave serbe dhe Hajrizit, mundësia që ai të jetë vetëvrarë mendoj është e mundur, ai ka deklaruar që nuk do të dorëzohej”, nënvizoi eksperti i sigurisë.

Image

Fatjon Softa.

Krahas kësaj, komentoi edhe deklaratën e Vuçiqit në lidhje me rastin e Faton Hajrizit, derisa zbërtheu disa mesazhe të koduara.

Gjithashtu, Softa paralajmëroi se edhe mund të ketë eskalim të situatës dhe tensionim të raporteve Kosovë-Serbi.

“Vuçiq ka folur për mediat serbe dhe ka deklaruar që hetimi do të tregojë motivet e vërteta të ngjarjes, dhe që ka shumë gjëra të çuditshme në gjithë këtë histori, si për shembull leja e qëndrimit në Gjermani. Shumë gjëra janë në pikëpyetje, organet kompetente do të bëjnë pjesën e tyre deklaron Vuçiq dhe se Hajrizi ka qene nën ndikimin e agjencive të ndryshme.

Këto mesazhe të koduara, tregojnë një plan serb që ta përdorin Hajrizin si një agjent në sherbimet e Kosovës dhe vendeve të tjera me qëllime ndaj Serbisë. Kjo mund të përshkallëzoj situatën duke përgatitur një terren me suport politik në marrëdhëniet me Kosovën dhe justifikim në arenën ndërkombëtare.

Marrëdhëniet do përshkallëzohen, duke fabrikuar të dhëna nga “hetimi””, përmbylli Fatjon Softa për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article