Mungesa e Kurtit në takimin për datën e zgjedhjeve, Vjosa Osmani: Mund ta pyesni, unë supozoj se është në zyrë

1 month ago 11
Reklamë

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se nuk i di arsyet e mungesës së kryeministrit dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në takimin e thirrur të mërkurën për të diskutuar datën e zgjedhjeve të rregullta me liderët e partive politike.

Pas takimit, në një konferencë për media, Osmani u ka sugjeruar gazetarëve të shkojnë ta pyesin vetë Kurtin për mungesën.

“Siç e dini të gjitha partitë kanë qenë të ftuara në nivel kryetarësh. Nënkryetari Glauk Konjufca ka shprehur gatishmëri të plotë të vijë në takim. Por pasi partitë kanë qenë vetëm në nivel kryetarësh, e kemi mbajtur parimin për të gjithë dhe Konjufca me mirëkuptim e ka zbatuar. Sot nuk ka qenë prezent kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk i dimë arsyet besoj mund ta pyesni drejtpërdrejt atë, po supozoj se është në zyrë. Kështu që mund të shkoni dhe ta pyesni”, ka thënë Osmani.

Presidentja ka dhënë edhe detaje për takimin me liderët e partive politike, duke thënë se janë ende në procesin e konsultimit. Ajo ka thënë se partitë patën preferenca të ndryshme mes datave 26 janar – 16 shkurt 2025. Por ka shtuar se nuk është dallim i madh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article